Vendet më të bukura në botë

No Comment 177 Views

 Per shumicen nga ne, vendet me te bukura te botes ekzistojne vetem ne foto, libra apo internet. Te tjeret kane dhe mundesine qe te udhetojne e t’i vizitojne. 

Ne vazhdim, do paraqes 10 vendet qe konsiderohen me te bukurat ne bote. E perderisa te ju vije rasti te udhetoni qe t’i shihni keto vende perallore, qe te ndalin frymemarrjen, shpresoj qe do kenaqeni me artikullin dhe pamjet.
10.Uluru, Australi


Gjindet ne qender te kontinentit Australian. Malet Uluru, apo malet e kuqe, jane mbase formacioni me i madh ne bote i shkembinjeve ranor.

9.Lumi Amazon – Amerika Jugore

Perkah gjatesia zen vendin e dyte ne bote. Ky lum qe shtrihet ne very te Amerikes se Jugut, eshte dhe “rrjedha me e madhe e ujit” ne bote. Ne kete topliste hyn edhe per shkak te peisazhit tropical qe e rrethon.

8.Tibeti – Azi

Tibeti eshte shume i njohur per tempuj dhe fusha te gjera, te cilat rrethohen me maje te larta, qe e ndajne nga pjesa tjeter e botes.

7.Serengeti – Afrike

Serengeti eshte nje nder parqet me te medha nacionale te botes se eger. Gjendet ne nje savane te bukur afrikane ne Tanzani. Ne gjuhen locale Massai, Serengeti don te thote ”vendi i pafund”.

6.Machu Picchu – Amerika Jugore

Eshte nje nga gjurmet e lashta qe ka lene populli inkas per neve. Ky qytet i bukur gjindet ne Peru, ne maje te nje mali me lartesi 2700 metra.

5.Toskana – Itali

Kur e imagjinojme Italine pitoreske e rurale, mendja na shkon ne Toskana. Pejsazhet e Toskanes jane mbase me te bukurat ne bote, per shkak te kodrave te gjelberta qe perzihen me njera tjetren, plepat qe shenojne shekujt, si dhe ditet me diell.

4.Rrjedha e Danubit – Evrope

Eshte lumi i dyte ne Evrope perkah gjatesia. Rrjedh ne 10 shtete, kalon ne 4 kryeqytete evropiane, per t’u derdhur ne Detin e Zi. Ne Rumani, rrjedha e Danubit eshte shtepi per 1200 lloje te bimeve, 300 lloje te zogjeve dhe 45 lloje te peshqve.

3.Bregdeti i Mesdheut  – Evrope

Kur paramendojme Greqine, Italine, Francen dhe Spanjen, atehere bregdeti mesdhetar eshte me siguri vendi me i bukur ne bote. Shtepite e lyera me te bardhe, uji i paster kristal dhe plazhet e arta, jane vend ku ia vlen te shpenzojme parate tona. Mos te harrojme dhe kuzhinen mesdhetare si dhe popullin shume mikprites.

2.Lumi Jangci – Kine

Nje nga vendet me te egra dhe me ekzotike ne bote, ne te cilin keni mundesi te caseni vetem permes barkes. Sipas gjatesise, eshte lumi i trete ne bote dhe gjindet ne Azine Lindore. Ne kete lum gershetohen pejsazhe te larmishme, qe te ndalin frymen.

1.Ishujt Maldive – Oqeani Indian

Po. Arritem tek vendi me i bukur ne bote. Ishujt Maldive qe gjinden ne Oqeanin Indian. Ne kete bukuri natyrore, ishujt e vegjel, rrethohen nga uji i paster kristal, duke formuar nje arqipelag. Mos te harrojme dhe plazhet me te mahnitshme ne bote .

In : Udhëtim

Related Articles

TRENDING NOW
FACEBOOK