Trendet e modës Vjeshtë Dimër 2013 – 14

Si zakonisht, lexuesit e rregulltë të Lifestyle, kanë mundësinë që të parët në gjuhën shqipe të informohen për trendet e modës. Po fillojmë me këtë artikull ku përmbledhen elementet kryesore të trendeve për Vjeshtë-Dimër 2013-14.

Në fakt, është vetëm artikulli i parë në vazhdën e artikujve për trendet, ku jam përpjekur të përmbledh elementet kryesore të trendeve të stinorit që po vjen, duke premtuar lexuesit që vazhdimisht të shkruaj artikuj më detalizues për trendet në të ardhmen.

Fotografitë që janë përdorur për ilustrim janë marë nga Vogue France.

 

01

Navy Blue

E errët, intenzive dhe klasike, blu e mbyllët do e zëvendësoj të zezën në stinorin e ardhshëm. E bërë e famshme nga Marina Mbretërore Britanike, blu e errët është përshtatur në botën e modës si ngjyra më e shquar në stinën e ftohtë.

Në foto: Dries Van Noten, Chloé and Céline

02

Exotic furs

Palltot me lesh, janë pjesë e domosdoshme e koleksionit të stinorit të ftohtë. Paraqiten në ngjyra e nuanca të ndryshme, dhe në stile të ndryshme nga klasikja te urbanja.

Në foto: Roberto Cavalli, Fendi et Versace

03

Tweed

Kjo pëlhurë leshi elegante e rishpiku veten në forma të ndryshme. Këtu vërehet ndikimi legjendar i Coco Channel, i cili e feminizoi këtë pëlhurë tipike mashkullore.

Në foto: Chanel, Dolce & Gabbana and Haider Ackermann

04

Stofi skocez

Stofi tradicional skocez paraqitet në këtë sezonë në mënyrë moderne. Fustanellat skoceze po bëhen burim frymëzimi për dizajnerët më të njohur botëror.

Në foto: Stella McCartney, Céline and Saint Laurent

05

Grunge

Në këtë stinor, dizajnerët riprojektuan skenat jokomformiste të viteve të ’80-ta. Lëkurës, rrjetave dhe këmishave iu shtua dhe ndjenja “couture”.

Në foto: Emilio Pucci, Rodarte and Saint Laurent

06

Ecru

E bardha vjen dhe këtë vit, si zakonisht. E kombinuar me të kremtë qetësuese, si çdo herë do të jetë trendy dhe këtë stinor.

Në foto: Valentino, Isabel Marant and Céline

07

Printet fëmijërore

Zemrat femërore, yjet joserioze, personazhet e heronjt e fëmijërisë, janë shndërruar në vulë të gjallë nga dizajnerët në këtë stinor.

Në foto: Saint Laurent, Burberry Prorsum and Givenchy

08

Supet e zgjeruara

Balenciaga, që u themelua me 1930, në përvjetorin e saj, erdhi me veshjet me supe të zgjeruara, për t’i bërë homazh epokës së themeluesit të tyre Cristobal Balenciaga.

 

Në foto: Gucci, Proenza Schouler and Balenciaga

09

Rrjeta metalike

Anthony Vaccarello, Chloé and Paco Rabbanne, u paraqitën me një trend mesjetar, copa të frymëzuara nga përforcimet metalike. Rrjetat janë të ndryshme dhe mbulojnë pjesë të ndryshme të trupit, por në fakt aludojnë në lakuriqësi.

Në foto: Chloé, Anthony Vaccarello and Paco Rabanne

10

Palltot Pink

Erdhi në këtë sezonë si një fllad poetik. Jo vetëm në pallto e mantelë, por kjo ngjyrë e ëmbël dhe ëngjëllorë e trëndafilave anglez, do i jep hijeshi Vjeshtës dhe Dimrit 2013-14.

Në foto: Christian Dior, Miu Miu and Carven