Qytetet më të bukura të Evropës

No Comment 37 Views

 Evropa, mbase është vendbanimi më i vjetër i civilizimit njerëzor. Në të banuan Pellazgët (pellazg-njeriu prej dheut), për t’i lën vendin civilizimeve e popujve të tjerë të fuqishëm: Ilirëve, Romakëve, Grekëve e Vikingëve.

Evropa është vendi i Olimpit, Spartës, Romës dhe Pompejit. Historia ka definuar arkitekturën dhe kulturën e Kontinentit të Vjetër. Qytetet e mëdha të saj, mbledhin me miliona turistë çdo vit. Në këtë shkrim do paraqesim 10 qytetet më të bukura të Evropës, që ju preferojmë dhe t’i vizitoni.

Innsbruck

Është një nga qytetet më të mëdha në Austri, i njohur për garat dimërore që mbahen aty çdo vit. Alpet, arkitektura, pamja malore dhe historia e qytetit, e vendosin atë në toplistën e qyteteve evropiane.

Athina

Athina është kryeqyteti i Greqisë. Është qyteti i të ashtuquajtura “perëndi të lashta” në kohën kur njerëzit kishin besim politeist. Gjurmët e tyre janë ende në qytetin e Athinës, në formë të monumenteve dhe ndërtimeve të lashta.

Budapesti

Është kryeqyteti i Hungarisë. Gjindet në brigjet e Danubit dhe njihet për urat madhështore që bashkojnë dy gjysmat e qytetit, Budën dhe Pestën. Gjithashtu, lëvdërohet dhe për bukurinë e vajzave.

Barcelona

Gjindet në juglindje të Spanjës së sotme. Është kryeqyteti i Katalonisë dhe gjuha që flitet në Barcelonë është katalunase. Quhet dhe qyteti i arkitektit gjenial Gaudi, i cili në fakt me ndërtimet e tij i ka dhënë formën karakteristike që e ka sot Barcelona. Për shkak të Gaudit dhe ndodhjes së tij në brigjet e Mesdheut, radhitet në toplistën e qyteteve më të bukura evropiane.

Praga

Praga ka një qendër historike që flet për të kaluarën e bujshme të këtij metropoli. Rekomandohet të vizitohet Kështjella e Pragës, Ura e Carlsit si dhe sheshi i Qytetit të Vjetër. Gjithsesi që do të dashuroheni në këtë qytet.

Viena

Përvec rëndësisë historike-politike, Viena është nga qytetet më të bukura në Evropë. Përse? Pallati Hofburg dhe Pallati Schonbrunn do të ju tregojnë arsyen. Gjithashtu ka dhe shumë muze që ia vlen të vizitohen, e obligativisht edhe qendra e qytetit.

Monte Karlo

Mbase më i shtrejti, por gjithsesi nga me të bukurit në Evropë. Identifikohet si qyteti i Formula 1, kazinove dhe familjes mbretërore. Ka pamje të mrekullueshme dhe nëse dëshironi dicka luks, atëherë Monte Karlo është vendi më i duhur për ju.

Venediku

Venediku është edhe në toplistën botërore të qyteteve, për sa i kërket bukurisë. Njihet për vendndodhjen, arkitekturën, kanalet, Romeon dhe Xhulietën. Nëse doni të ndërmerrni udhëtim romantik, definitivisht zgjedhni Venedikun.

Roma

Fjalen “të gjitha rrugët të cojnë në Romë” do e vërtetoni dhe praktikisht nëse shikoni nga qendra e qytetit. Ka shumë arsye që kryeqyteti italian është nga më të bukurit në Evropë, e disa prej tyre janë: Koloseumi, Panteoni, Tregu Trajan dhe Forumi Romak. Fansat e historisë, në Romë mund të përjetojnë Perandorinë e lashtë Romake, gjurmët e së cilës gjindet në tërë Romën e sotme.

Parisi

Parisi, kryeqytet i Francës është qyteti më i bukur në Evropë. Definitivisht po.  Arsye ka shumë: Kulla e Ajfelit, ishulli Ile de la Cite, Katedralja e Notre-Damit, Pallati i Drejtësisë dhe bulevardi i famshëm Sant-Elize. Përvec këtyre është dhe qytet i gjelbërt dhe nga më të vizituarit në tërë botën.

In : Udhëtim
TRENDING NOW
FACEBOOK