Makinat më të shitura luksoze gjatë vitit 2012

No Comment 25 Views

Viti 2012, përkundër krizës ekonomike që ka mbretëruar gjatë viteve të fundit në mbarë botën, nuk ka shënuar rënie sa i përket shitjes së veturave luksoze. Në shumë shtete përqindja e veturave luksoze të shitura, edhe është rritur.

Edhe pse çmimet për këto vetura janë jashtëzakonisht të larta, ato vazhdojnë të blihen me të madhe nga adhuruesit e luksit dhe shpirtit sportiv.
Këtë vit, ndër veturat luksoze më të shitura kanë dominuar modelet e “Audi”-t dhe “BMW”-së, por nuk kanë munguar as modelet e tjera luksoze. Ne ju prezantojmë 10 veturat luksoze që kanë qenë më të shiturat gjatë vitit 2012.


“Audi Q7 Diesel”
Ky model luksoz nga “Audi”, që ka shënuar shitje rekord gjatë vitit 2012. Kjo falë një pamjeje vërtet sportive, por edhe paraqitjeve të jashtëzakonshme sportive. Çmimi i modelit “Q7 Diesel” shkon  në rreth 47 000 euro.

“BMW Z4”
Kjo veturë sportive vërtet e bukur ka qenë e parapëlqyera e dashamirësve të vozitjes sportive dhe plot adrenalinë. Për ta pasur këtë makinë duhen rreth 50 000 euro.

“Volkswagen Touareg Diesel”
Edhe “Volswagen”-i ka arritur që me modelin e vet “Touraeg” të gjejë vend në këtë listë, pasi shifrat e shitjes janë tejet të larta duke marrë parasysh se është një veturë që tashmë ka dëshmuar cilësi dhe luks. Çmimi i tij sillet në rreth 53 000 euro.


“BMW X6”
Edhe gjatë vitit 2012 ka qenë jashtëzakonisht e kërkuar. Kjo falë cilësive të treguara, por edhe pamjes vërtet tërheqëse dhe shumë sportive. Çmimi i modelit bazë të kësaj veture sillet në rreth 55 000 euro.


“Mercedes-Benz CLS”
“Mercedes”-i si gjithmonë mbetet në majën e klasifikimit të veturave më të parapëlqyera dhe modeli “CLS” është ndër më të dashurat. Ky model i mrekullueshëm edhe këtë vit ka shënuar shitje të jashtëzakonshme, ndërsa çmimi i tij është rreth 63 000 euro.


“Lexus LX 570”
“Lexus”-i njihet për luksin e lartë në modelet e veta, ndërsa kulmin e ka arritur me modelin “LX 570”, i cili ka shënuar shitje të jashtëzakonshme përkundër faktit që kushton rreth 63 000 euro.


“Cadillac Escalade”
“Cadillac”-u mbetet njëra ndër veturat më të pëlqyera në Amerikë, por vitet e fundit ka arritur të tërheqë blerës në mbarë botën. Kjo për shkak të cilësive vërtet mahnitëse që ofron, por edhe pamjes tërheqëse dhe luksit. Çmimi i saj është rreth 65 000 euro.


“Nissan GT-R”
E shpallur si vetura më e mirë e vitit 2012, “Nissan GT-R” falë paraqitjeve të jashtëzakonshme dhe pamjes tejet tërheqëse ka qenë jashtëzakonisht e shitur dhe interesimi për të vazhdon të jetë i lartë. Kushton rreth 73 000 euro.


“Audi R8”
Modeli më sportiv dhe tërheqës i “Audi”-t, “R8”, i cili së fundmi ka përjetuar disa përmirësime si në dizajn ashtu edhe në karakteristika të tjera, vazhdon të pushtojë zemrat e të pasionuarve në mbarë botën, edhe pse çmimi i tij sillet në rreth 99 000 euro.


“Porsche 911”
Kjo listë do të ishte e zbrazët pa pasur edhe një përfaqësues nga “Porsche” dhe asnjë model nuk e bën këtë më mirë sesa “911”-a, që vazhdon të jetë shumë i parapëlqyer edhe pse çmimi shkon në rreth 143 000 euro.

In : Auto

Related Articles

TRENDING NOW
FACEBOOK