Kështjellat më të bukura në botë

No Comment 7 Views

Për të gjithë ju entuziast të historisë, një ide e mrekullueshme pushimi do të ishte vizita e kështjellave më të bukura në botë të cilat ende pas atyre portave te forta mbajnë shumë mister, sekrete dhe shumë  e shumë histori që kanë ndodhur aty.


Këshjellat më të bukura botërore në njërën anë jane një atraksioni për pushim por gjithashtu edhe burim i inspirimeve kreative për artist. Nëse ju akoma nuk e dini se cilat janë ndër kështjellat më të mirat, atëherë ne kemi bërë një përmbledhje të kështjellave më të bukura në botë .

Kjo është top 10 i Kështjellave më të bukura të botës.

 

 

01

Burg Eltz Castle, Germany

Kështjella Burg Eltz është një ndër kështjellat më të bukura kodrinore në botë. Është shumë e vjetër sa edhe historianët nuk dinë sakt vitin e ndërtimit të saj por supozojnë se është ndërtuar aty afër vitit 1157. Burg Eltz është kështjellë e stilit Barok mesjetar e vendosur në të majt të Rhine që ndodhet në mes të qyteteve Koblenz dhe Trier në Gjermani. Sigurisht që meriton të vizitohet.

02

Kështjella Chillon, Zvicër                                                                                                                                                                   

Kështjella Chillon është godinë Zviceriane e cila është ndërtuat në filim të shekullit të 12-të p.e.r dhe u bë e famshme nga shkrimtari anglez Lord Byron i cili shkruajti poemen “The Prisoner of Chillon” në 1816. Chillon është një ndër kështjellat më të bukura në botë kryesisht për shkak të vendosjes në breg të të bukurit liqenit Leman por gjithashtu edhe përshkak të arkitekturës mahnitëse të saj.

03

Kështjella Trakai, Lituani

Pozitën  8 të  top 10-shës sonë e mban Kështjella Trakai në Lituani, ndërtesa madhështore dhe definitivisht një ndër kështjellat më të bukura botërore. Kështjella Trakai është kështjellë e vendosur në ishull në liqenin e bukur Galve dhe ishte një ndër ndërtesat me strategji të rëndësishme gjatë kohës mesjetare. Meriton pozitën 8.

04

Kështjella Mont St Michel, Francë

Kështjella  Mont St Michel, e emëruar sipas një ishulli të vogël në të cilin ishte ndërtuar shekuj më parë është e lokalizuar në regjioni Normadik të Francës dhe është e listuar në trashëgimitë botërore të qyteteve të UNESCO. Vendosja e shquar mbledh mbi 300 000 turist cdo vit duke e bërë atë një kështjellat më të vizituara në botë.

05

Kështjella Pena, Portugali

Nëse dëshironi të vizitoni Portugalinë , Kështjella Pena gjithsesi duhet parë. Kështjella Pena është ndërtesë romantike që është pjesë e 7 mrekullive të Portugalisë dhe gjithashtu hynë në listen UNESCO të  trashëgimive botërore të qyteteve . Kështjella Pena është një ndër kështjellat më të bukura botërore në bazë të faktit se është miksim i shumë stileve arkitekturale duke përfshirë stilin ekletik, neo-gotik,  neo-manueline, islam dhe neo-renesancë.

06

Kështjella Hohenschwangau ,Gjermani

Në mesin e shumë kështjellave në Gjermani, kështjella Hohenschëangau është më e bukura në mesin e tyre. Numri 5 i toplistës tonë i takon kështjellës Hohenschëangau e cila u ndërtuar rreth shekullit të 12-të dhe ka shërbyer si seli e qeverisjes locale të Schëangau. Ka më shumë se 300 000 vizitorë në vit dhe arsyeja dihet apo jo ?

07

Kështjella Hohenzollern, Gjermani

Konsiderohet si vend stërgjyshor i familjes së mirënjohur Hohenzollern, dhe është e lokalizuar rreth 50 km prej Shtutgartit në pjesën jugore të Gjermanisë. E konstruktuar në fillim të 1000-tave, kështjella prezenton stilin neo-gotik anglez në përgjithësi dhe disa karakteristika arkiteturale të kështjellës e cila është e ndërtuar në Loire Valley të Francës

08

Kështjella Isola di Loreto, Itali

Kështjella neo-gotike gjindet në ishullin loreto të liqenit Iseo dhe është një ndër pjesët arkitektuale më brilliante në botë. Megjithse është pronë private dhe nuk është e hapur për turizëm, nëse kaloni aty afër ia vlenë të vizitohet. Eshtë e largët dhe e izoluar dhe përfundimisht një ndër kështjellat më të bukura të botës.

09

Kështjella Peleş, Rumani

Kështjella Peles është kështjella më e bukur në Transilvani, vendin e kont Drakullas. E vendosur afër qytetit Sinaia në pyllin e maleve Karpate, kështjella Pele është ndërtuar me iniciativën e mbretit të parë të Rumanisë, mbretit Carol.

10

Kështjella Neuschwanstein, Gjermani

Në mënyrë të sigurtë mund të themi se Kështjella Neuschëanstein është kështjella më e bukur në botë. E lokalizuar në Bavari, Gjermani kështjella është ndërtuar në vitin 1869 si strehë personale e mbretit Ludowig II të Bavarisë ndërsa  pas vdekjes së tij në 1886 u bë e hapur për publik.

In : Argëtim
TRENDING NOW
FACEBOOK