Ide për kuzhina perfekte

No Comment 114 Views

 Nëse ju nuk keni ndonjë ide sesi mund të projektoni kuzhinën tuaj të dëshiruar përsa i përket dizanjit dhe llojit më të përshtatshëm për vitin 2013, ne mund t”ju ndihmojnë duke ju sjellë disa ide sesi mund të arrini të keni një të tillë.

Dizanjet për kuzhinat më të mira 2013 janë të gjitha të përqëndruara rreth ambjenteve të vogla, materialeve të ngurta ,ngjyrave të forta etj. Pikasin kryesisht pikturat e bardha njëngjyrëshe një zgjidhje kjo për të shëndritur edhe më shumë kuzhinën tuaj. Gjithasthu disa nga dizanjet më të mira për kuzhinat e vitit 2013 janë të fokusuara rreth pjesëne të ngurta prej druri që kanë stil të thjeshtë, dhe janë të ndërtuara dhe të përshtatur më së miri.

Përveç këtyre lloj kuzhinave, 2013 e gjitha do të jetë e përqëndruar rreth projektimit të një kuzhine me detaje, një kuzhinë që riciklon vet produketet e veta sic janë ato prej druri, bambuje, celiku , inoksi dhe celiku etj.


1-    Kuzhina me kontraste të forta
Nëse ju dëshironi një kuzhine me një spërkatje të ngjyrave të ndryshme dhe jo domosdoshmërisht të bardhë, e njëngjyrëshe ne do t”ju përcjellim më poshtë disa modele intertesante për ju .


2-Kuzhina e bardhë është shkëlqyese
Duke qënë se e bardha njihet si ngjyra që shpreh veç të gjithave pastërti dhe qartësi , ajo është ngjyra e përkryer për kuzhinat tuaja pasi është e vetmja që mund të bëjë në kuzhinën tuaj mbizotërojë pastërtia dhe bardhësia.


3-Kuzhina jeshile 
Qëkur trendi Eco është një kulmin e saj më të lartë , bashkimi i një pjese jeshile i jep freski zonës ku ju do të gatuani. Ngjyra jeshile gjithmonë jep ndjesinë e freskët , ajo përfaqëson një jetë të re, kështu që mund të themi se është një ngjyrë e përsosur e cila do të ngjajë dhe më bukur nëse ka të pranishme dhe një vazo me lule mbi tavolinë në ambjentet e gatimit tuaj . Kjo do  ja shtonte dhe më shume freskinë kuzhinës suaj.


4-Kuzhina stil druri
Për të gjitha ju që jeni të dashuruar pas druri natyror dhe dëshironi që atë ta keni prezent në shtëpinë tuaj , kuzhina me dizanj prej druri është ideale për ju. Për këtë sugjerohet përzgjedhja e disa karrigeve dhe tavoline prej druri natyror që i sjell komoditet kuzhinës suaj. Nëse ju keni dëshirë ta zgjidhni një të tillë ju sigurojmë që nuk do të zhgenjeheni, vlera dhe bukuria e drurit nuk humbet kurrë.


5-Kuzhina stil Restro 
Nëse keni dëshirë të ndiqni tendencat më të reja të jetësës ajo që ne ju sigurojmë është që linjat Restro për kuzhinën tuaj gjatë 2013 janë mëse të përshtatshme për ju. Ato sjellin komoditet dhe janë frymëzuese për të gjithë ata që janë të apasionuar pas këtij stili tepër të veçantë.


6-Kuzhina stil Eco
Sigurisht kuzhina 100 % Eco , me kabinetet e saj tërësisht ekologjike, me disa perde të përshtatshme kuzhine dhe disa bimë të vendosura në të. Nëse ju jeni një ekolog dhe dëshira juaj është që kuzhina juaj të ofrojë pamjen e frekset  atëherë zgjidhja idelae për ju është kuzhina me materiale ekologjike dhe me mjedise tepër miqësore.

In : Dekor
TRENDING NOW
FACEBOOK